Votohet Qeveria Kurti, ky është kabineti

0
396

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime e votoi Qeverinë e Re të Republikës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Pas votimit, kabineti qeveritar ka bërë betimin solemn.

Qeveria Kurti e votuar tashmë në Kuvendin e Kosovës ka dy zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.

Albin Kurti – kryeministër


Avdullah Hoti – zv/kryeministër i parë

Haki Abazi – zv/kryeministër i dytë

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë dhe Ambient

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë,punësimit, tregtisë, industrisë, ndërmarrësisë dhe investimeve strategjike – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka

Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic/ oxygenpress.info