Tre ndër filmat më të mirë shqip, këtë javë në Kino Armata, hyrja pa pagesë

0
591

Në mes të Prishtinës, në Kino Armata këtë javë mund të shihni disa filma shqip.

“Martesa”, :Shpia e Agës” dhe “Zana” do të shfaqen më datën 4, 5 dhe 6 shkurt. Që të gjithë duke filluar nga ora 20:00.

Për ata që duan t’i shohin, hyrja është pa pagesë, raporton oxygenpress.info

Të tre këta filma konsiderohen si ndër më të mirët e kinematografisë.

Kino ARMATA

E martë, 4 shkurt 2020, 20:00h

“Martesa” (2017)

Regjisore: Blerta Zeqiri

Rolet kryesore: Alban Ukaj, Adriana Matoshi, Genc Salihu

Kohëzgjatja: 100 min.

Gjuha: Shqip

Titrat: Anglisht

Hyrja: FALAS

Bekimi dhe Anita bëhen gati për t’u martuar, por situata komplikohet me kthimin e Nolit. Rrëfimi për një trekendësh të çuditshëm dashurie.

“Personalja është heshturazi politike në këtë dramë bindëse të Blerta Zeqirit. Duke pasur në prapavijë historinë e bujshme të Kosovës, Zeqiri është absorbuese dhe empatike në hulumtimin e jetës së tri personazheve në filmin e saj debutues. Duke u transformuar gradualisht prej një portreti të brendshëm dhe autentik të jetës së klasës së mesme në Prishtinën moderne në rrëfim të dashurisë homoseksuale, filmi është gjithëçka pos melodramë mbi një çështje të vetme. Në fakt, ai është pasqyrë relevante mbi atë se si shoqëria (keq)ndërtohet mbi sekrete të pazgjidhura, ashtu sikur edhe martesa.”

– Jessica Kiang, Variety

E mërkurë, 5 shkurt 2020, 20:00h

“Shpia e Agës” / “Aga’s House” (2019)

Regjisore: Lendita Zeqiraj

Kohëzgjatja: 107 min.

Gjuha: Shqip

Titra: Anglisht

Hyrja: FALAS

Aga, një çun 9-vjeçar, është duke tentuar fshehurazi ta gjejë babanë e tij të zhdukur, derisa jeton me pesë gra të furishme në një shtëpi jashtë qytetit. Ai fiton të holla duke shitur cigare në rrugë, ku e takon Ceranë, një burrë arogant dhe abuziv i cili e ka të ndaluar nga gjykata t’i afrohet shtëpisë për shkak të keqtrajtimit të njërës nga gratë. Por kur njëra prej grave tenton vetëvrasjen, ai është i vetmi afër Agës për t’i ndihmuar ta dërgojë në spital.

E lindur në Kosovë, regjisorja e shpërblyer Lendita Zeqiraj është shpallur “Filmbërësja Kombëtare e Vitit 2014” dhe është shpërblyer me “Çmimin Vjetor për Kinematografi” nga Ministria e Kulturës e Kosovës. Ajo ka punuar në shumë filma të shkurtë dhe dokumentarë, të cilët kanë marrë pjesë në 300 festivale ndërkombëtare, si International Short Film Festival Oberhausen, Thessaloniki, Cairo, Leeds, Vilnius International Film Festival, Trieste International Film Festival, Hamptons Film Festival etj., duke fitur shpërblime në disa prej tyre.

Filmi i saj i fundit GARDHI, ka fituar Best Short Aëard në Palm Springs Int’l ShortFest, Hamptons dhe Neë Orleans Film Festival, është kualifikuar tri herë për shpërblimin Oscar®, si dhe vazhdon të udhëtojë nëpër festivale të ndryshme botërore.

Filmi i saj i kaluar i shkurtë BALLKONI, ka debutuar në përvjetorin e 70-të të Venice Film Festival dhe është shfaqur në 170 festivale ndërkombëtare, si Telluride Film Festival, Palm Springs Short Fest, Ëarsaë Film Festival, Busan International Film Festival etj. duke fituar mbi 35 shpërblime ndërkombëtare, përfshirë Shpërblimin Special të Jurisë në AFI FEST 2013.

E enjte, 6 shkurt 2020, 20:00h

“Zana”(2019)

Regjisore: Antoneta Kastrati

Rolet kryesore: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safçiu, Irena Cahani, Vedat Bajrami, Shengyl Ismaili

Kohëzgjatja: 97 min.

Gjuha: Shqip

Titra: Anglisht

Hyrja: FALAS

PËRSHKRIMI

E përhumbur nga e kaluara e saj e shtypur dhe e shtyrë nga familja të kërkoj trajtim për shterpësinë nga shëruesit mistikë, gruaja kosovare lufton për t’i baraspeshuar pritjet për amësi me trashëgiminë që la brutaliteti i luftës.

Kandidat zyrtar i Kosovës për çmimin Oscar 2020 në kategorinë Filmi më i Mirë i Huaj.

DEKLARATA E REGJISORES

Unë isha 18-vjeçare gjatë luftës në Kosovë, duke jetuar në fshat me familjen time. Dy ditë para përfundimit të luftës, nëna dhe motra ime u vranë.

Si nënë që jam tani, pyetja e cila m’u është kthyer gjithnjë, të cilën doja ta shtjelloja në film, është kush jemi ne si nëna të zhytura në trauma të paslufte dhe dilema ekzistenciale të amësisë në shoqëri ku bindjet e thella patriarkale e vështirësojnë shërimin duke kufizuar vendimet e grave.

Ky është komunitet i cili ka njërën këmbë në misticizëm, ku mallkimet dhe shtrigat janë ende reale dhe çështjet psikologjike dhe mentale (si dhe mjekësore) trajtohen me hajmali dhe rituale.

Pas shumë vitesh pune në filma dokumentarë dhe të shkurtë mbi të njejtën temë dhe viteve të zhvillimit të skenarit tonë, u ktheva në fshatin tim të lindjes dhe së bashku me motrën Sevdije (drejtore fotografie dhe bashkëproducente) e prodhuam filmin ZANA.

Duke treguar rrugëtimin e protagonistes sime (Lume) 10 vjet pas lufte, unë desha ta fokusoj këtë rrëfim në botën e shtrirë të një fshati të vogël, natyrën e bukur dhe të çiltër, kafshët, personazhet e zhurmshme dhe ironike — botën e cila në sipërfaqe tregon se jeta ka ecur përpara.

Edhe pse jo çdo herë lehtë për ta jetuar përsëri këtë rrëfim, kjo ishte përvojë domethënëse dhe inkurajuese, me gjithë komunitetin dhe ekipin së bashku, duke bërë kështu ZANA-në homazh fëmijëve të vrarë dhe amësisë. /oxygenpress.info