NATO dënon sulmet iraniane

0
75

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi sot sulmin iranian me raketa kundër bazave ushtarake në Irak, të përdorura nga amerikanët dhe ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

Këto sulme ishin përgjigjja e parë ushtarake e Teheranit për vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani nga një sulm me dron amerikan në Irak më 3 janar.

Milicët pro iranianë në Irak njoftuan gjithashtu sulme kundër trupave amerikane.

“NATO i kërkon Iranit të heqë dorë nga çdo lloj dhune”, konfirmoi Jens Stoltenberg.

Për shkak të tensioneve në rritje në rajon, NATO pezulloi disa ditë më parë operacionet për trajnimin e ushtrisë irakiane.