“Mos organizoni aksione për dhurim të gjakut, ka mjaftueshëm”

0
319

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka apeluar te qytetarët e Republikës së Kosovës që të mos organizojnë aksione per dhurim të gjakut.

Sipas informacioneve nga kontaktet e vazhdueshme mes dy qendrave të transfuzionit, për momentin nuk ka nevoja të shtuara për produkte të gjakut, dhe kërkesat për produkte gjaku janë duke u mbuluar në nivel vendor.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut me dhimbje të thellë mori lajmin për tërmetin që preku Durrësin dhe zonat përrreth.

Menjëherë pas marrjes së lajmit, Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka ngritur nivelin e mobilizimit të stafit të saj në rast të paraqitjes së nevojës për të iu dal në ndihmë bashkombasëve tanë me produkte të gjakut.

Sipas informacioneve nga kontaktet e vazhdueshme mes dy qendrave të transfuzionit, për momentin nuk ka nevoja të shtuara për produkte të gjakut, dhe kërkesat për produkte gjaku janë duke u mbuluar në nivel vendor.

Pavarësisht kësaj, QKKTGJ-ja do jetë në gatishmëri të plotë në rast se paraqitet nevoja shtesë për produkte të gjakut, përmes mobilizimit të dhuruesëve të gjakut.

Marrë parasysh që shumica e produkteve të gjakut kanë jetëgjatësi të kufizuar të përdorimit klinik, deri në një njoftim të radhës, luten qytetarët të mos organizojnë aksione për dhurim të gjakut.

Nëse ata do të kenë nevoja shtese atëherë do të apelojmë për dhurim të gjakut.

Ngushëllime më të sinqerta për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie natyrore, shërim të shpejtë të të lënduarëve, rimëkëmbje të shpejtë për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona.