Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me njoftim të rëndësishëm për ata që organizojnë ndihma humanitare

0
665

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që po organizojnë ndihma humanitare për në Shqipëri pas tragjedisë që ka ndodhur dje.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Të gjithë shoqatat, individët apo çdo ent juridik në Republikën e Kosovës, që kanë dëshirë të dërgojnë në Republikën e Shqipërisë ndihma humanitare, për përballimin e situatës së rëndë të tërmetit, që goditi vendin tonë, më datë 26 nëntor 2019, janë të lutur të ndjekin udhëzimin e mëposhtëm:

1. Hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen.
2. Gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinë natyrore:
Tërmetin e ndodhur në 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/Thumanës.

Te rubrika Pritës i dhurimit për të lehtësuar procedurat doganore dhe për një koordinim sa më të shpejtë të shënohet:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSh-së
NIPT J92322004M

Grumbullimi dhe menaxhimi i ndihmave do të bëhet në qytetin e Durrësit, pranë Stadiumit “Niko Dovana”, nga Drejtoria e Emergjencave Civile të Prefekturës së Durrësit.

Për çdo informacion shtesë lutem na kontaktoni në numrin e emergjencës 00383-45618618 dhe në adresën e emailit embassy.pristina@mfa.gov.al.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë“, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.