9 vjeçari dhuron kursimet dhe lodrën e tij për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

0
843

Është vetëm 9 vjeçar por ka bërë një veprim të madh.

Pasi ka parë lajmet çfarë po ndodh në Shqipëri pas tërmetit, ai është prekur shumë.

Kështu Atris Zekolli nga Prishtina ka dashur të ju ndihmojë bashkëmoshatarëve të tij.

Ai krejt kursimet e tij i ka dhuruar për fëmijët e prekur nga tërmeti, e bashkë me to edhe lodrën e tij të preferuar.

“Atrisi sot vendosi me i dhuru krejt kursimet e tij.

Ai e dhuroi edhe lodrën e preferuar qe shokët dhe shoqet e tij ne Shqipëri te mos mërziten, por te luajnë.

Shqipëri, jemi bashke!”, ka shkruar familjarja e tij./Oxygenpress.info