Sa është paga e një doktori në Kosovë i cili shpëton dhjetëra jetë brenda muajit?

0
673

Kardiologu Daut Gorani thotë se nuk pajtohet me idenë e Albin Kurtit që doktorët të vendosin a të punojnë në publik apo privat.

Ai thotë se dy puna lejohen edhe sipas Ligjit në Kosovë, e madje sipas tij, as pagesa në institucionet publike shëndetësore nuk i plotëson kërkesat e mjekëve.

“Rroga momentalisht e specialisti është 590 euro, pa të ardhura tjera kujdestari e të tjera. Shërbimi ynë merr edhe një stimulim që një vit e gjysmë që nuk është i njëjtë, por na motivon për punë, pastaj janë kujdestaritë, por punën që e bëjmë nuk është e nevojshme. Shërbimi ynë që bëjmë në vende të tjera paguhet mirë, kardiologët invaziv nëpër vende tjera janë milionerë”, thotë Gorani.