Çka është dhuna në familje?

0
616

Nuk ka ndonjë përkufizim universal të dhunës në familje, megjithatë, në Kosovë përkufizohet si vijon: veprim apo mosveprim i qëllimshëm që rezulton me abuzim, kur kryhet nga një person që është apo ka qenë në marrëdhënie familjare1 me viktimën, siç është:

Keqtrajtimi fizik: përdorimi i çfarëdo lloji të forcës fizike; çdo veprim tjetër që mund të shkaktojë apo kanosë të shkaktojë dhembje fizike; sulmi fizik pa marrë parasysh pasojat; hyrja apo largimi me dhunë nga banesa e përbashkët apo banesa e viktimës; shkaktimi i ndjenjës së frikës, rrezikshmërisë personale apo cenimin e dinjitetit; rrëmbimi. Keqtrajtimi i tillë përfshin goditjen, djegien, goditjen me shuplakë, si dhe prerjen e viktimave.

Keqtrajtimi psikologjik: ushtrimi i trysnisë psikologjike; çdo veprim që mund të shkaktojë apo të kanosë të shkaktojë dhembje psikologjike; provokimi i ndjenjës së frikës, rrezikut personal, apo kërcënimit të dinjitetit; ofendimi, sharja, thirrja me emra ofendues, si dhe forma të tjera të frikësimit të dhunshëm; sjellja e përsëritur me qëllim të degradimit të viktimës; kufizimi i paligjshëm i lirisë së lëvizjes së viktimës, shpesh me shprehje të xhelozisë së tepërt dhe kontrollit; shkaktimi i ndjenjës së frikës për mirëqenien emocionale.

Keqtrajtimi seksual: Veprat seksuale pa pëlqim si dhe keqtrajtimi seksual, si përdhunimi dhe sulmi seksual.

Keqtrajtimi ekonomik: përjashtimi nga ekonomia e përbashkët familjare, dëmtimi i pronës, apo shkatërrimi apo kërcënimi për ta shkatërruar atë; shkaktimi i ndjenjës së frikës për mirëqenien ekonomike. Kërcënimet dhe detyrimi shpesh ndërlidhen me fëmijët.

Viktima e dhunës në familje është person që vuan nga një akt i dhunës në familje, ndërsa kryesi i dhunës në familje është person që kryen aktin e dhunës në familje.2

Ekzistojnë disa karakteristika që ndihmojnë në identifikim të kryesve të dhunës në familje, duke përfshirë pretendimin që është viktimë vetë si dhe fajësimin e viktimës së vërtetë për keqtrajtimin, ndjenjën e të pasurit të drejtë për të përdorur taktika detyruese dhe për të keqtrajtuar partnerin, xhelozinë e skajshme dhe sjelljen kontrolluese, krijimin e pritjeve jo realiste apo kërkesave ndaj partnerit, duke përdorur xhelozinë si arsyetim për veprimet e tyre, ku këta shpesh duken mjaft të afërt, të qetë, të butë, e edhe të dashur. Personat me çrregullime mendore dhe personat e varur nga narkotikët dhe substancat tjera psikotropike shpesh janë kryes të veprave që lidhen me dhunën në familje.