Gashi: Secili në Kosovë duhet të ketë mundësi të barabarta, jo barabarësi

0
161

Analisti Astrit Gashi shpreson se ndryshimi do të ndodh në vendin tonë.

Sipas tij, ky është momenti i fundit që ndryshimi të ndodh, e nëse ky moment ik, ai thotë se nuk mbetet rrugë tjetër veç hidhërimi i qytetarëve me vendimin që kanë marr.

“Pres që do të ketë ndryshim, kulturor, para së gjithash, e kultura e qeverisjes është pjesa kyçe. Pres që do hiqet kjo kultura e pandëshkimit të dikujt të qenit mbi ligjin dhe se ligji do të jetë i barabartë dhe i njëjtë për të gjithë. Ka me u largu kultura e papërgjegjësisë në punë, kur puna nuk ka me u pa si prioritet dhe shpërbli8m, por ka me u pa si obligim dhe përgjegjësi. Nëse nuk ndërron kultura e të bërit keq dhe të fitosh jashtëligjshëm, atëherë nuk kemi bërë asgjë”, thotë Gashi raporton oxygenpress.info

Ai thotë që secili duhet të ketë mundësi të barabarta, jo barabarësi, sistem komunist, por duhet mundësi të barabarta për secilin.

“Momenti i fundit ka ikur moti, jemi përtej tij”, thotë ai.