Narcizoidët janë njerëz të dëmshëm, por të lumtur

0
268
narcizoidet

Narcizoidët mund të kenë mashtrime të mëdha për rëndësinë e tyre dhe mungesën e turpit – por psikologët thonë se ata gjithashtu mund të jenë më të lumtur se shumica e njerëzve.

Një studim i vazhdueshëm lidhur me narcizmin nga studiuesit në Queen’s University Belfast ka zbuluar se njerëz të tillë mund të zemërojnë të tjerët, por ka më pak të ngjarë të stresohen ose të bien në depresion.

Psikologu Dr Kostas Papageorgiou thotë se përgjigjet negative ndaj narcizmit mund të anashkalojnë përfitimet pozitive për vetë narcizoidët.

Studiuesit janë përpjekur të kuptojnë pse narcizmi duket se është në ngritje në shoqëritë moderne – në politikë, media sociale dhe kulturën e të famshmëve – nëse shihet gjithashtu se është diçka toksike për ambientin social.

Narcizoidët përshkruhen si persona që angazhohen në sjellje të rrezikshme, mbajnë një pamje superiore joreale për veten e tyre, janë tepër të sigurt, tregojnë pak empati për të tjerët dhe kanë pak turp apo faj. Me cilësi të tilla negative, studiuesit donin të dinin pse narcizmi dukej se ishte aq i dukshëm dhe shpesh më shumë shpërblehej sesa që penalizohej.

Hulumtimi i Papageorgiou me 700 të rritur sugjeron se edhe pse mund të jetë i keq për shoqërinë, duket se është i dobishëm për narcisistët individualisht.

Ata mund të shkelin mbi të tjerët dhe mund të lënë gjurmë dëmtimesh emocionale rreth tyre, por narcistët gjithashtu duket se janë të izoluar ndaj ndjenjave të këqia për veten e tyre.

Ata kanë nivele më të ulëta të stresit dhe ka më pak të ngjarë ta shohin jetën si stresuese – me vetëbesimin e tyre dhe ndjenjën e ngritur të vetë-rëndësisë që duket se janë cilësi “mbrojtëse”.