Lorena Sopi, fituese e tri çmimeve kinematografike në Las Vegas Film Awards

0
93

Filmi më i ri i metrazhit të shkurtër “SCHAUERFILM” me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar ‘’Best woman filmmaker’’, në Festivalin Las Vegas Film Awards.

Në arsyetimin për çmimin, kryetari i jurisë së festivalit, në mesin e tjerave, ka shtuar: ‘Ne me të vërtetë jemi të entuziazmuar që ju vlerësojmë me çmimin  ‘’BEST FILMMAKER WOMAN’’  për projektin tuaj, i cili na preku thellësisht  me atmosferën dhe gjuhën  unike dhe ndjeshmërinë e stërholluar të shfaqur në këtë film.

Filmi njëzetë minutësh që trajton zhdukjet e çuditeshme te studentëve në një shkollë të vjetër formë labirinthi misterioz, muajin e kaluar është shfaqur premierë në Festivalin e Filmit në Veronë, kurse ditët në vijim do të jetë pjesë e programit zyrtar në festivalin e madh amerikan, World Film Festival,  i cili do të mbahet në fund të muajit shtator në San Francisco.

Filmi në vazhdim do të udhëtojë në Festivalin e Filmit të shkurtër në Romë, në Mediterranean Film Festival në Sirakuzë, në Abuja Film Festival, etj.