Policia pranon 102 kallëzime penale për krime të luftës në Gjakovë

0
52

Gjatë ditës së sotme, kryetarja e shoqatës për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99”, Shkëndije Hoda, ka dorëzuar në Policinë e Kosovës  kontingjentin e trembëdhjetë të padive që përmbajnë  102 kallëzime penale për të dyshuar që  të hetohen për krime të luftën në Komunën e Gjakovës.

Kryetarja e kësaj shoqate, ka folur para mediave rreth këtyre lëndëve.

“Sot arritëm që ta sjellim kontingjentin e 13 të kallëzimeve penale ku janë përfshirë 102 lëndë që do të hetohen për krime të luftës në Komunën e Gjakovës”, ka thënë Hoda.

Ajo tutje ja folur për qëllimin e këtyre dëshmive të cilat janë dorëzuar në Policinë e Kosovës.

“Ky është bashkëpunimi i parë me policinë, direkt po i sjellim këtu, qëllimi i këtyre dëshmive është një ndihmesë që ne i ofrojmë më tepër dëshmi rreth një krimi, japim më tepër fakte, edhe gjatë bisedës që ne bëmë me drejtorin e Policisë së Kosovës shihet se ka vullnet dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv, veprimi i policisë në Gjakovë është jashtëzakonisht i madh, çdo ditë merren dëshmitarnë pyetje”, ka thënë Hoda.

Ajo tutje ka shtuar se shoqata e saj shpreson se kjo procedurë do të zgjas një vitë ose dy, por që shpresojnë në rezultate pozitive, duke treguar se I besojnë Policisë së Kosovës.

Hoda ka treguar se çfarë përmbajnë lëndët e dorëzuara sot në Policinë e Kosovës.

“Rastet janë të ndryshme kemi prej maltretimeve fizike vrasjeve edhe shkatërrimeve të pasurisë, janë gjithë ato çfarë na ka lënë pasojë një luftë në vitin 1999”, ka thënë Hoda.