Ushqyerja me gji, nisje e fortë që foshnja të rritet i shëndetshëm

0
70

Ushqyerja me gji është një ndër pikat më të forta që ndihmojnë bebin tuaj të rritet i shëndetshëm.

Mjeket e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” thonë se njëlloj si kordoni umbilikal gjatë shtatzënisë, gji dhënia është forma më e pastër e lidhjes nënë-foshnje.

Sipas tyre, hera e parë që mbani të porsalindurin tuaj është një kohë e shkëlqyer për të filluar ushqyerjen me gji.

” Në fillim, trupi juaj do të prodhojë sasi të vogla të një qumështi të veçantë të quajtur Colostrum (kulloshtër)  që do t’ju ndihmojë në mbrojtjen e fëmijës suaj nga infeksione të ndryshme, alergji apo komplikime të tjera gjatë viteve të para të jetës. Sa më gjatë t’i siguroni foshnjes suaj ushqyerje me qumështin e gjirit, aq më shumë benefite do t’i falni”, -thonë mjeket e maternitetit. /atsh