Jetën e zakonshme dhe të qetë të një fshati “të harruar” e çrregullon ardhja e tri prostitutave në kafenenë ilegale të dy vëllezërve makro.
Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke harxhuar paratë e fundit në alkool dhe seks. Në shkollë mbizotëron gjendje kaotike, xhamia mbetet pa besimtarë.
Vetëm dy të rinj përfitojnë nga kjo rrethanë duke arritur të realizojnë lidhjen e dashurisë të ndaluar nga prindërit.
Në fund gratë çohen në kryengritje. Si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat duket se do të kthehet përsëri në normalitet.
Ky është filmi i gjatë artistik “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” i cili është shfaqur në PriFilm Fest, për të cilin interesimi ishte tepër i madh.
Ky film i gjatë 110 minuta për asnjë çast nuk të bën të mendosh sa i gjatë qenka.
Skena fenomenale ofrohen nga aktorët më të mirë shqiptar.
Aty ndër të tjerë luajnë Luan Jaha, Ndriçim Xhepa, Ilire Vinca, Adriana Matshi …..
Regjia: Kushtrim Bekteshi
Skenari: Kushtrim Bekteshi
Producent: Mumin Jashari
Bashkë-producent: Sasho Pavlovski (Maqedoni), Genc Permeti (Shqipëri)
Kompania e Prodhimit: Media & Film Production, Kosovë
Bashkëprodhues: Manufaktura Production (Maqedoni), Ska-Ndal (Shqipëri)