Kujdesuni nga pickimi i rriqnave sepse ato nuk fluturojnë as nuk i afrohen njerëzve!
Përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar që të mbroheni nga Ethet hemorragjike!
Në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Numri i të pickuarëve ka arritur në 968 në komunën e Malishevës, 368 raste në komunën e Suharekës, 273 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit si pasojē e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate.
Kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët sepse nga pickimi tashmë nje person është diagnostikuar me ethe hemorragjike me gjendje te përmirësuar klinike, i cili më pas është lëshuar në shtëpi. Aktualisht, asnjë person nuk është i hospitalizuar me Ethe Hemorragjike Krime Kongo!
Tashmë ekipet profesionale kanë bërë repelimin e kafshëve i cili është ndērprerë, që mund të rrezikojë shëndetin e qytetarëve në komunat endemike me EHKK!
Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:
- Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
- Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
- Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
- Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
- Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
- Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
- Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
- Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
- Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.