Shpend Ahmeti tregon a më i mirë Arben Vitija drejtor i shëndetësisë apo Xhelal Sfeçla drejtor i Inspektoratit

0
185

Kryetari i PSD-së dhe i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është përgjigjur në emisionin Oxygen nëse zgjedh më mirë në një parti me Albin Kurtin apo koalicion me Kadri Veselin.

Ka folur nëse më i mirë është Arben Vitija apo Xhelal Sveçla si drejtor, si dhe shumë pyetje të tjera që të nuk të lën hapërisë për një version të tretë.

Më mirë në një parti me Albin Kurtin dhe kryetar i asaj partie, apo koalicion me Kadri Veselin dhe kryeministër ju?

Ahmeti: E para. Nuk kam dashtë as atëherë, ju kam treguar, por mi dhe vetëm këto dy zgjidhje.

Më lehtë me rrënu objektet pa leje të LDK-së apo ato të PDK-së?

Ahmeti: S’ka dallim.

Më i mirë Arben Vitija drejtor i shëndetësisë apo Xhelal Sfeçla drejtor i Inspektoratit?

Ahmeti: Më shumë kam punuar me Arben Vitinë. Arbeni drejtor i shëndetësisë.

12 deputetë në Kuvend e jashtë Qeverisë apo dy deputetët e 5 ministri?

Ahmeti: Në këtë Qeveri më mirë jashtë qeverisë. Po mendoj që kjo qeveri është kombinim i keq.

Bashkim me Shqipërinë apo shkëmbim territoresh me Serbinë?

Ahmeti: Prej këtyre dyjave, Bashkimi me Shqipërinë natyrisht.

Financime turke apo amerikane në shkollat e Prishtinës?

Ahmeti: Amerikane. Jam subjektiv spese gati krejt shkollimin e kam me bursa nga shteti amerikan dhe kam kaluar kohë atje./OxygenPress.Info