Arineta Mula ngjitet në malin më të lartë në Amerikën Veriore: Për ty Kosovë!

0
92

Alpinistja kosovare, Arineta Mula të premten arriti të pushtojë malin “Denali, i cili është në lartësi mbi 6100 metra dhe njihet si maja më e lartë në Amerikën Veriore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë aplinistja.

“Kalova 21 bashkë me 7 alpiniste për të ngjitur Denalin, malin më të lartë në Amerikën Veriore, mal i njohur me kushte klimatike më ekstreme në botë. Pas 21 ditës moti na mposhti ekspeditën tonë por nuk më mposhti mua. Çka bëra pas kësaj? Me tu kther në Talkeetena pas 1 dite përgatitje isha gati të filloja përsëri ngjitjen duke marr parasysh peshën e rëndë dhe rrugën e gjatë që më duhej ta përsëritja nuk e kisha pengesë aspak, isha gati. Më 4 qershor përsëri udhëtova nga Talkeetna bashkë me Austin dhe ngjithem Demalin pa guide me sukses pas 4 ditëve të rënda fizike dhe mentale”, ka shkruar Mula.

Për këtë udhëtim alpinistja është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe “Alaska Mountaineering School”. Motivimi i Arineta Mulës për t’i shkuar deri në fund kësaj ekspedite, sipas saj është vendi, familja dhe shoqëria.