Gjina dhe Buqja- dy qentë që kanë gjetur strehë e kujdes në Ambasadën e Finlandës

0
139

Që në shikim të parë, duke kaluar pranë Ambasadës së Finlandës në Prishtinë mund ta vëreni se ka diçka që këtë zyrë diplomatike e bënë të dallueshme nga përfaqësitë e shteteve  tjera në Kosovë.

Janë  Gjina  dhe Buqja, dy qen të lezetshëm që kanë gjetur strehë dhe përkujdes në hapësirat e kësaj ambasade.

Të dashur dhe të mirëpritur nga i gjithë stafi kësaj ambasade, por edhe i asaj suedeze me të cilën ndajnë objektin, ata  qëndrojnë aty tash e ca vite duke marrë kujdes të veçantë nga Ulla Hittio, shefe e Administratës dhe çështjeve  konsullore.