Shahini: Deri në shtator do dërgojmë librat shqip për shqiptarët në Serbi

0
85

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini këtë javë ishte në një takim në Bujanoc. Takoi homologun e saj serb, Mladen Sharçeviq.

Ajo thotë se ka pasur përpjekje të vazhdueshme që shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë të kenë qasje në arsim cilësor në gjuhën shqipe, por nuk është bërë.

E tani. Beson që deri në shtator, librat shqip do të jenë atje.

“Ata kanë të drejtën të mësojnë në gjuhën shqipe, mësuesit nuk i kanë të trajnuar aq sa kanë nevojë, dhe ka pasur përpjekje shumë të madhe që të bëhet një marrëveshje ku Kosova meqë është afër gjeografikisht të dërgojë libra, por politika gjithmonë ka paraqitur pengesa. Kemi arritur në një pikë, ku mora shkas nga një kërkesë e Ragmi Mustafës. Fjalët ishin të mëdha, u tha: po mundeni me i pru librat, madje tha se janë të gatshëm edhe me i ble disa. Tingëllojke si një hapje e re, dhe po shpresojë që kur fillojmë me i zbërthy te elementet teknike dhe t’i bindim administratat e të dyja vendeve që t’i zbërthejnë elementet e marrëveshjes që mos të ngecë puna dhe t’i qojmë deri në fund”, thotë Shahini.

Ajo shpreson se deri në shtator, për disa vite shkollore mund t’i dërgojnë librat shkollore nga Shqipëria në jug të Sebisë./ Oxygenpress.info