Komandanti i Batalionit Atlantiku: Kosova nuk është siç e pritnim

0
145

Komandanti i Batalionit Atlantiku, Gani Shehu ka shpjeguar në emisionin Oxygen se si shkoi në Amerikë.

Ai ishte në Kosovë deri në vitin 1998, ku edhe u angazhua si pjesë e UÇK-së ku edhe u plagos.

Shkoi për shërim në Shqipëri e nga aty në Amerikë.

Shehu thotë se pas operimit atje mendoi të kthehet në luftë sërish.

Kontaktoi me personat e Fondit Vendlindja Thërret dhe kështu kanë bërë thirrje për organizim që të vijnë në Kosovë për të luftuar.

“Atlantiku ka ardhur në prill të vitit 1999.Batalioni ka pasur 64 ushtarë, kishte më shumë të interesuar por numri ka qenë i kufizuar. Janë betuar si ushtarë para se të niseshin nga Neë York. Shteti Amerikë në mënyrë të heshtur e ka përkrahur formacionin e krijuar atje. Ishin të gjitha mediat të pranishme në atë kohë“, thotë Shehu.

Duke treguar detaje se shumë nga ata që u kthyen të luftonin nuk kishin statusin e qëndrimit të rregulluar në Amerikë.

“Fati deshi që shumica shpëtuan, përjashto tre vëllezërit. Pastaj kishin probleme me kthimin disa prej tyre, por shqiptarët u mblodhën dhe ju ndihmuan sërish“, tregon Shehu.

Batalioni Atlantiku shumica prejt tyre, uniformën e luftës e kanë dorëzuar dhe është në Muzeun e Kosovës.

Ai thotë se në Kosovë është dashur të punohet më shumë, ngase pritshmëritë ishin më të mëdha.

Sipas tij, Kosova duket sikur ka qenë eksperimet i ndërkombëtarëve./oxygenpress.info