Kapen 17 kg marihuanë në Vermicë

0
50

Prizren  28 mars 2019, oficerët e Doganës së Kosovës kanë kapur rreth 17 kg të substancave narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë.

Gjatë Kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Shqipërisë dhe e cila drejtohej nga dy shtetas Shqiptar.

Gjatë kontrollit të ushtruar të veturës është dyshuar në ekzistimin e dyshemesë së dyfishtë e cila mund të ishte e punuar enkas për fshehje të mallit.

Pas hapjes së shtresës metalike tek këmbët e ulëseve të karrikave të pasme janë gjetur edhe sasia e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Pas zbulimit është bërë ndalimi i personave në bashkëpunim me policinë ku edhe rasti së bashku me lëndën narkotike është përcjell tek policia e Kosovës  për hetime te mëtutjeshme./oxygenpress.info