Në ankand “Letra për Zotin” e Ajnshtajnit

0
213

“Fjala e Zotit për mua nuk është asgjë më shumë se shprehje e produkt i dobësive njerëzore, Bibla një koleksion i legjendave të nderuara, por ende mjaft primitive,” shkroi më 1954 Albert Ajnshtajni (Albert Einstein) në një letër të famshme që Christie do ta nxjerrë në ankand nesër.

Parashikimet e shitjeve, nga një deri në 1.5 milionë dollarë, pavarësisht nga fakti se vetëm javën e kaluar një Bibël që i përkiste babait të relativitetit shkoi pashitur nga rivali i tij Sotheby’s.

“Letra për Zotin” e Ajnshtajnit – një  faqe e gjysmë dorëshkrim në gjermanisht – mori këtë emër përkundër faktit që fjala Zot përdoret vetëm një herë gjatë gjithë mesazhit.
Ajo u dërgua një vit para vdekjes së tij tek filozofi gjerman Eric Gutkind, autor i një libri (“Zgjidh jetën: thirrja biblike për revoltë”) të cilin me sa duket Ajnshtajni nuk e pëlqeu.

Çmimi Nobel në Fizikë kishte shkruar dhjetra letra në të cilat ai trajtoi temën e Zotit dhe judaizmit, fe në të cilën ai ishte lindur dhe rritur. Sipas Walter Isaacson, autor i një biografie të vitit 2008, “askush nuk duhet të mbështetet vetëm në një letër për të zgjidhur dyshimet rreth idesë së Ajnshtajnit mbi ekzistencën e një qenie supreme”.

Sipas Isaacson, Ajnshtajni nuk ishte një ateist: “Por ai nuk besonte në një Zot që dilte dhe zgjidhte ekipet e tij sportive apo njerëzit e tij të preferuar”. Nuk është hera e parë që mesazhi, rishfaqur në vitin 2008, pasi kishte mbetur deri atëherë në duart e familjes Gutkind, është ofruar në ankand: në maj të atij viti në Londër një blerës anonim konkurroi ateistin e famshëm britanik Richard Dawkins duke paguar ekuivalentin prej $ 404,000 për dokumentin.

Letra më pas u ofrua gjashtë vjet më parë në eBay për tre milionë dollarë, por transaksioni me sa duket nuk u realizua.

Letra të tjera të Ajnshtajnit u shitën për shifrat tronditëse: Më 2002 mesazhi i tij për President Franklin Delano Roosevelt, të cilin babai i fizikës moderne e ka paralajmëruar për rreziqet e natyrshme nga “ndërtimi i bombave shumë të fuqishme” si armë bërthamore, i cili u shit nga Christie 2.1 milion dollarë.