100 personalitetet më të shquara të historisë – lexojeni Muhamedin, që është i pari

0
2935

Libri “100 personalitetet më të shquara të historisë” i autorit amerikan Majkëll Hart, bën fjalë për jetën dhe veprën e 100 pishtarëve më në zë të botës, që kanë bërë epokë, duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e historisë njerëzore.

Duke lexuar librin faqe pas faqe të shfaqen përpara syve beteja të rëndësishme luftarake, që kanë shkrirë fise e shtete e kanë krijuar perandori të mëdha, si ato të Romës, Persisë, Kinës etj; të shfaqen profetë, që me predikimet e tyre kanë zbutur gjakrat dhe atavizmat njerëzore; filozofë e politikanë, që kanë krijuar e zbatuar sisteme të ndryshme politike-shtetërore: shkencëtarë e zbulues, që me arritjet e tyre kanë rritur mjaft mirëqenien njerëzore; mjekë e studiues të kësaj fushe, që me ndihmesën e tyre kanë dyfishuar jetën njerëzore; “lundërtarë” të ajrit e të tokës; na shfaqen shkrimtarë, piktorë e muzikantë, që kanë ndikuar në edukimin estetik të ndjenjave njerëzore – e të gjithë këta kanë jetuar në vende e kohë të ndryshme, që nga antikiteti e deri në ditët tona.

Duke shpalosur jetën dhe veprën e pishtarëve më të mëdhenj të historisë, padashje, edhe vetë autori, Majkël Hart, është bërë një pishtar i tillë.

Për përzgjedhjen e qindëshes së parë të figurave më të shquara të historisë, autori është mbështetur në sugjerimet e marra nga grupe komisionesh të organizuara sipas fushave përkatëse, ndërsa renditjen e tyre në libër nuk e ka bërë sipas rendit kronologjik apo alfabetit, por sipas ndikimit të secilës figurë në zhvillimin e historisë njerëzore. Për këtë renditje, autori ka patur vështirësi të shumta, pasi mjaft nga figurat kanë qenë të dyzuara: Në të njëjtën kohë kanë qenë filozofë, udhëheqës fetarë apo politikanë; mjaft të tjerë kanë qenë edhe shkencëtarë edhe shpikës e kështu me radhë.

Por, me kulturën dhe dokumentacionin që zotëron, Majkëll Hart ka arritur të bëjë një klasifikim të besueshëm duke argumentuar shkencërisht renditjen e çdo figure në libër. Megjithatë, ky klasifikim është subjektiv dhe për këtë na le shteg vetë autori. Në variantin e parë të botimit të këtij libri në vitin 1978, ndonjë figurë ai e ka renditur pak më lart, se në variantin e librit që kemi në dorë.

Autori ka përfshirë si zë më vete Marksin dhe Engelsin, vëllezërit Rajt (Vilburn dhe Orvil), Isabelën i me Fernando V për shkak të ndikimit të njëjtë dhe të veprimtarisë së tyre të kryer në të njëjtën kohë.

Në libër mbizotërojnë dy grupe: shkencëtarë me 31 veta dhe pushtetarë e udhëheqës ushtarakë 30 veta. Aty ka edhe dy gra, të dyja mbretëresha. Pjesa më e madhe e këtyre personaliteteve janë nga Evropa.

Për hir të ndikimit të fuqishëm te njerëzit në kohën e vet, autori nuk është shmangur dot edhe ndonjë figure negative, si ajo e Hitlerit, për shembull, për shkak të të cilit kanë humbur jetën mbi 30 milionë njerëz.

Pavarësisht nga kriteret, që ka përdorur autori për klasifikimin e këtyre figurave, rëndësia e pamohueshme e këtij libri qëndron në njohuritë enciklopedike që merr çdo lexues. Dhe në këtë aspekt, lexuesi shqiptar, i etur aq shumë për dije e kulturë, ka shumë për të përfituar nga ky libër.

OxygenPress.info në vazhdimësi do të sjell këto personaliteti njërin pas tjetrit, duke filluar nga i pari;

NR I

MUHAMEDI

570-631

Vendimi për t’i dhënë Muhamedit vendin e parë në këtë libër me personalitetet më të shquara të historisë, mund t’u duket e papritur disa lexuesve, ndërsa të tjerëve mund t’u zgjojë dyshimin, nëse është ky i vetmi njeri në histori që ka arritur suksese të jashtëzakonshme si në zhvillimin e fesë së tij ashtu dhe në atë të nivelit qytetar?

Nga një prejardhje e thjeshtë, Muhamedi arriti të krijojë dhe të përhapë një nga fetë më të mëdha në botë dhe të bëhet një nga udhëheqësit politikë me efikasitet të jashtëzakonshëm.

Sot, trembëdhjetë shekuj pas vdekjes, ende është shumë i fuqishëm ndikimi i veprimtarisë së tij fetare.

Shumica e personaliteteve të këtij libri kanë patur fatin të lindin në erën e civilizimit. Ndërsa Muhamedi u lind në vitin 570 në Mekë, qytet në Arabinë Jugore – në atë kohë një rajon i prapambetur, larg gjithë qendrave të tregtisë , kulturës e shkencës. Në moshën gjashtëvjeçare mbeti jetim dhe u rrit në një mjedis të thjeshtë. Sipas të dhënave islamike, ai ishte i pashkollë.

Gjendja ekonomike e tij u përmirësua, kur në moshën 25-vjeçare u martua me një vejushë të pasur. Pavarësisht nga kjo, deri në moshën afro 40-vjeçare tek ai nuk u duk ndonjë shenjë e jashtme e një personaliteti të ardhshëm kaq të njohur.

Në atë kohë, shumica e arabëve besonin në shumë perëndi. Në Mekë jetonin një numër i vogël hebrenjsh dhe të krishterësh. Pikërisht nga ata ai mësoi për ekzistencën e një të plotfuqishmi Zot, i cili zotëron Gjithësinë. Në moshën 40-vjeçare , iu shfaq sikur (me ndërmjetësinë e Arkangel Gavrilit) kishte rënë në kontakt me Zotin (Allahun), i cili e kishte zgjedhur atë për të përhapur fenë e vërtetë. Pas kësaj, për tre vjet me radhë Muhamedi filloi të predikojë fenë e re tek miqtë e afërt e tek të njohurit.

Më vonë, rreth vitit 613 filloi ta predikojë atë në një rreth më të gjerë njerëzish e të rekrutojë ithtarë të tij. Pushtetarët në Mekë filluan ta shohin me sy të keq. Duke ndjerë rrezikun, në vitin 622, ai shkoi në Medinë (qytet rreth 320 km në veri të Mekës), ku i ofruan shërbime të rëndësishme me ndikim politik.

Ky largim nga Meka, i quajtur Gegira, u bë pike fati në jetën e tij. Në Medinë gjeti shumë ithtarë, që e respektuan dhe e nderuan si zot absolut. Në vitet e mëvonshme, kur numri i ithtarëve të tij u rrit shumë, filluan luftërat e njëpasnjëshme midis Medinës dhe Mekës. Në vitin 630, Muhamedi kishte arritur të bëhej udhëheqësi i vërtetë në gjithë Arabinë Jugore.

Fiset beduine në Arabi ishin të njohura për trimërinë e tyre. Por, si të pakta në numër e të çorganizuara nga grindjet dhe luftërat vetjake, ato nuk mund të mateshin me ushtritë e mbretërive të tjera që ishin më të mëdha në numër. Ndaj, u vendosën në rajonet bujqësore në veri. Të bashkuar nga Muhamedi e të frymëzuar nga besimi I tyre I zjarrtë në një Zot të vetëm të vërtetë, për here të pare në historinë e tyre u lëshuan në varg luftërash të vërteta: Në verilindje të Arabisë shtrihej hapësira e perandorisë së re Perisike e Sasanidëve, në veriperëndim shtihej Bizanti ose Perandoria Lindore Romake me qendrën e vet Kostandinopojën. Në numër , arabët nuk mund të krahasoheshin me kundërshtarët e tyre.

Megjithatë, në fushën e betejës situate u bë krejt ndryshe: arabët kurajozë dhe entuziastë filluan të pushtojnë gjithë Mesopotaminë, Sirinë dhe Palestinën. Në vitin 642, Egjipti u tërhoq nga Perandoria Bizantine, ndërsa  ushtritë persiane kishin fituar në luftërat e mëdha rreth Kadasisë, në vitin 637 dhe Nehavendit në vitin 642.

Por, pushtimet e mëdha të arritura nën udhëheqjen e miqve më të afërt dhe idhtarëve të Muhamedit : Abu Bakr dhe Omar Ibi al Hatab nuk ishin fundi i sulmeve arabe. Në vitin 711, këto ushti shkelën Afrikën Veriore deri në Oqeanin Atlantik, prej andej u shtynë në veri, kaluan Gjibraltarin dhe pushtuan mbretërinë e Spanjës.

Në këtë kohë u shfaq edhe rreziku mysliman për të nënshtruar gjithë Evropën e krishtere. Por, në betejën e famshme për Turin, në vitin 732, kur kishin hyrë deri në mes të Francës, ata u thyen, u mundën nga francezët. Pavarësisht nga kjo humbje, për më pak se një shekull, fiset beduine, të frymëzuara nga fjalët e Profetit, krijuan perandorinë e tyre të madhe, që shtrihej nga India në Oqeanin Atlantik, gjë që s’ishte pare kurrë deri atëherë. Pas kësaj kudo ku shkelte ushtria myslimane, feja e re përhapej në mënyrë masive.

Në të vërtetë, kjo perandori nuk e pati jetën të gjatë. Më vonë, persianët edhe pse ruajtën fenë e Profetit u shkëputën nga arabët duke fituar pavarësinë e tyre. Në Spanjë pas një lufte shtatëshekullore, krishterët e thyen tërë gadishullin. Megjithatë, Mesopotamia dhe Egjipti, djepet e civilizimit antik, mbetën arabe, duke drejtuar në gjithë bregun verior afrikan. Kuptohet, që kjo fe e re, gjatë shekujve filloi të përhapej larg kufijve ku u themelua. Sot, feja myslimane ka me dhjetëra milionë ithtarë të saj në Afrikë, Azinë e Mesme dhe shumë më tepër në Pakistan, në Indinë Veriore dhe në Indonezi .Megjithatë, në nënkontinentin e Indisë, konflikti midis myslimanëve dhe indusve ende është pengesë kryesore e rrugës së bashkimit.

Në një situate të tillë, si duhet vlerësuar ndikimi i përgjithshëm i Muhamedit lidhur me historinë njerëzore?

Si të gjitha fetë, edhe islamizmi ka ndikim të madh tek ithtarët e vet. Pikërisht, për këtë arsye, të gjithë krijuesit e feve zënë vend të rëndësishëm në libër. Por në këtë rast, mund të duket si jo e drejtë vendosja e Muhamedit përpara Krishtit, kur dihet se të krishterët në botë janë rreth dyfish më shumë se myslimanët .Për këtë klasifikim në libër ka dy shkaqe kryesore:

Së pari, Muhamedi ka luajtur rol shumë më të rëndësishëm për zhvillimin e islamizmit, se Jezusi për zhvillimin e kristianitzmit. Edhe pse Jezusi ka dhënë bazat e normave etike dhe morale të krishterimit (se ato ndryshojnë nga të judaizmit) Shën Pavli është ai që përpunoi teologjinë kristiane, është ithtari kryesor I zjarrtë I idesë së re dhe autor I një pjese të madhe të Dhiatës së Re.

Ndërsa Muhamedi është krijuesi i teologjisë islamike dhe i parimeve kryesore etike e morale të myslimanizmit. Veç kësaj ai ka luajtur rolin kryesor në përhapjen e fesë së re dhe në krijimin e ideve të saj. Para së gjithash , ai është autori i librit fetar mysliman, Kuranit, një fjalor me urtësi  të frymëzuara kryesisht nga ai.

Pjesa më e madhe e tyre janë rishkruar shumë a pak të vërteta, që në kohën kur jetonte Muhamedi, ndërsa pas vdekjes së tij, për një kohë të gjatë janë mbledhur në një fjalor me burim të sigurt. Pra, Kurani paraqet në një shkallë të lartë mendimet dhe idetë e vërteta të Muhamedit. Ndërsa një fjalor i tillë, kaq i hollësishëm me mendime kristiane, nuk ka arritur deri te ne. Edhe në qoftë se Kurani është aq i rëndësishëm për myslimanët sa Bibla për të krishterët, ndikimi i Muhamedit për hartimin e Kuranit është i padiskutueshëm.

Në këtë aspekt, nuk përjashtohet mundësia që ndikimi i Muhamedit në përhapjen e islamizmit të jetë më i madh se ndikim i përgjithshëm i Jezu Krishtit dhe Shën Pavlit në përhapjen e krisitanizmit. Në një aspekt të drejtë mund të thuhet se ndikimi i Muhamedit në historinë njerëzore është i njëjtë për nga rëndësia me atë të Jezusit. Edhe diçka tjetër: Muhamedi , në ndryshim nga Jezusi, është figure udhëheqëse si në aspektin fetar, ashtu dhe në atë botëror. Në të vërtetë, duke i parë luftërat arabë si forca lëvizëse, ai mund të renditej në vend të parë si udhëheqësi politikan më i shquar i të gjitha kohërave.

Mund të thuhet se shumë ngjarje historike që kanë ndodhur, kanë qenë të pashmangshme.

Ato do të ndodhnin edhe po të mos drejtoheshin nga ndonjë udhëheqës i veçantë politik.

Për shembull, kolonët jug-amerikanë do ta fitonin pavarësinë nga Spanja edhe sikur të mos kishte lindur Simon Bolivari. Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për pushtimet arabe. Në këtë vështrim, asgjë nuk ka ndodhur para Muhamedit, dhe nuk ka bazë për të menduar, se do të ndodhte e njëjta gjë edhe pa atë, Muhamin. Të ngjashme me pushtimet arabe në historinë njerëzore në shekullin XIII, që u udhëhoqën kryesisht nga Çengis Khani. Edhe pse ishin më të gjera se të arabëve, ato nuk metën jetëgjata. Sot, i vetmi rajon i marrë nga mongolët, është ai ku ata jetonin para kohës së Çengis Khanit.

Pushtimet arabe janë diçka krejt tjetër: Nga Iraku deri në Marok shtrihet një varg i plotë kombësish arabe, të bashkuar jo vetëm nga feja islame, por edhe nga gjuha historia  dhe kultura e tyre e përgjithshme arabe. Vendi i Kuranit në besimin mysliman si dhe fakti që ai u shkrua në arabisht, u bënë pengesë për shkatërrimin e gjuhës arabe në dialekte të pakuptueshme, gjë që ndryshe mund të ndodhte në trembëdhjetë shekujt e ardhshëm. Kuptohet, midis shteteve arabe ka ndryshime dhe mosmarrëveshje, e kjo në një masë të rëndësishme; por mospajtimet e pjesshme nuk pengojnë për t’u parë elementet e rëndësishme të përbashkëta, që vazhdojnë të ekzistojnë. Kështu, për shembull, as Irani, as Indonezia – dhe të dyja vendet prodhuese të naftës dhe me besim islamik -nuk u bashkuan në embargo e naftës në dimrin e vitit 1973-1794. Dhe nuk është e rastësishme që të gjitha shtetet arabe, në të vërtetë vetë arabët, morën pjesë në embargo.

Siç duket, pushtuesit arabë si gjatë shekullit VIII, ashtu edhe sot vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në historinë njerëzore. E pikërisht, ai gardh i pareshtur i ndikimit botëror dhe fetar na jep të drejtën që Muhamedin ta vlerësojmë si figurën më të shquar në historinë njerëzore.

 

Oxygenpress.info në ditët në vijim do sjell personalitetin e dytë të renditur në këtë libër që është Isak Njutoni.