Rihapet muzeu i spiunazhit

0
44

Muzeu më i madh në botë kushtuar historisë së spiunazhit të filmave me 007-a, që do të ketë të gjitha pajiset e përdorura gjatë gjithë historisë së filmave të këtij lloji, do të rihapet pas rikonstruksionit në një qendër të re, më të madhe se ajo e mëparshmja.

Për të gjithë të pasionuarit, por jo vetëm, muzeu do të ofrojë qindra lojëra intriguese dhe interaktive për të zbuluar 007-ën që ndodhet te çdokush prej nesh.

Muzeu pohon se mban koleksionin më të madh në botë të objekteve të spiunazhit, që prej buzëkuqit, që në të vërtetë ishte një pistoletë apo një telekamera që mund të fshihej në kopsat e xhaketës, gjithashtu edhe letrën e shkruar nga presidenti amerikan George Washington për të ndërtuar rrjetin më të madh të 007-ave në Nju Jork.

Muzeu, i themeluar në 2002, është projektuar nga i njëjti arkitekt i qendrës ”Pompidou” në Paris dhe ”Millenium Dome” në Londër.