Kjo komunë jep nga 250 euro për nënat që lindin fëmijë në Qendrën e Mjekësisë Familjare

0
52

Të gjitha gratë që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, do të marrin 250 euro mjete financiare, përcjell OxygenPress.

Për këtë ka njoftuar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se ky vendim është me rëndësi të madhe për qytetarët e Suharekës.

“Sapo u miratua një vendim me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës. Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare. Dua t’i falënderoj asamblistët që e votuan dhe e mbështetën iniciativën e tillë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike”, ka shkruar Muharremaj në facebook./OxygenPress.info