Largohen rrethojat nga stacioni i autobusëve në Prishtinë

0
147

Në stacionin e autobusëve në Prishtinë janë larguar rrethojat të cilat ishin vendosur vitin që shkoi, përcjell OxygenPress.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po konsideron që ato rrethoja ishin krejt të panevojshme.

“Para disa muajsh kemi marr në menaxhim Stacionin e Autobusëve. Kemi zbuluar shumë parregullsi, kemi rritur të hyrat, kemi larguar pagesat për udhëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me shoqaten e transportuesve. Sot po i largojmë rrethojat e panevojshme e të paarsyeshme”, ka shkruar Ahmeti në facebook./OxygenPress.info