Ngjarjet e rëndësishme të datës 24 shkurt

0
63

1510 – Papa Julius II çkishëron republikën e Venedikut. Papa Julius II njihet për angazhimin e Michelangelos për të pikturuar tavanin e Kapellës Sistine dhe për themelimin e Gardës zvicerane për mbrojtjen e tij personale. Papa Julius ishte i vendosur për të rimarrë kontrollin mbi të gjithë territoret nga shtete rivale të tilla si Republika e Venedikut. Duke shpallur synimin e tij për ta zvogëluar Venecian në statusin e një fshati peshkimi, Papa Julius krijoi aleancë me Louis XIII të Francës, me perandorin romak Maximilian, dhe mbretin Ferdinand II të Aragonës, dhe deklaroi me dekret çkishërim e Republikës e Venedikut.

1582 – Papa Gregori XIII njoftoi shpalljen e një kalendari të ri, i cili përdoret sot. Kalendari u quajt Gregorian, dhe zëvendësoi Kalendarin Julian i shpallur nga Jul Cezari në vitin 45 pes.

1786 – Lindi Wilhelm Grimm, autor gjerman, më i riu i vëllezërve Grimm, të njohur për përmbledhjen e përrallave të tyre. Thonë se gjatë gjithë jetës, dy vëllezërit Ëilhelm dhe Jakob Grimm ishin thuajse të pandashëm; shtëpi të përbashkët, dhomë të përbashkët, tryezë pune të përbashkët, bibliotekë të përbashkët; edhe librat me autorësi të përbashkët.

1852 – Shkrimtari rus Nikolai Gogol, i ndikuar nga prifti fanatik Konstandivoski, djeg dorëshkrimin e vëllimit të dytë të romanit Shpirtra të Vdekur. Gogol vdiq 10 ditë më pas.

1917 – Britania publikon “Letrën e Zimermanit”, një mesazh i shifruar dërguar nga Gjermania për ambasadorin e saj në Meksikë ku flitej për një aleancë të mundshme Gjermani – Meksikë nëse SHBA-ja hynte në luftën e parë botërore. Si shpërblim Meksika do të merrte Teksasin, Nju Meksikën dhe Arizonën. Publikimi i mesazhit e kthey opinionin publik amerikan kundër Gjermanisë.

1917 – Shpërthen Revolucioni rus. Ngjarjet që pasuan do të preknin të paktën gjysmën e botës dhe do të vinin gjysmën tjetër në pozita mbrojtëse.

1924 – Parlamenti grek e shpall vendin Republikë.