Ndërtesa 37 katëshe në qendër të Tiranës

0
2690

Ka nisur ndërtimi për gradaçelën e dizajnuar nga firma holandeze MVRDV, e cila ka një fasadë me hartën e Shqipërisë të copëzuar në qendër të saj.

Me një lartësi prej 140 metrash, Downtown One është vendosur të bëhet ndërtesa e re më e lartë e Shqipërisë. Kulla do të ndërtohet në Bulevardin Bajram Curri, përballë Sheshit Skënderbej.

Kjo ndërtesë super e lartë do të përmbajë një përzierje të njësive tregtare dhe rezidenciale, disa prej të cilave do të dalin nga fasada e ndërtesës. E parë nga larg, këto blloqe të sheshta së bashku do të formojnë një “hartë të copëzuar” të Shqipërisë, ku secila përfaqëson një qytet apo fshat të ndryshëm. Banorët do të jenë në gjendje të identifikojnë shtëpinë e tyre duke iu referuar gjeografisë së vendit.

“Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë, dhjetë vjet më parë ishte vendi më i varfër në Evropë, tani është një vend me energji dhe ambicie, duke punuar drejt përmirësimeve të mëdha ekonomike”, tha Winy Maas, bashkë themelues i MVRDV.”Ne duam ta shprehim këtë me ndërtimin tonë.” Dyqanet dhe restorantet do të zënë katin përdhesë të ndërtesës 37-katëshe. Mbi të do të ketë 18 kate zyra, ndërsa rezidencat do të zënë 18 katet më të larta. Gjithsej, do të ketë 77,000 metra katror hapësirë ​​në çdo kat. Vizualizimet tregojnë një fasadë me rrjetë, me dritare drejtkëndore të ndara nga një kornizë e trashë.

Disa nga vëllimet e projektimit do të përmbajnë tarraca në natyrë, duke lejuar që gjelbërimi të përhapet në pjesën e jashtme. Maas shpreson se kjo do të nxisë një atmosferë “fshati vertikal”, ku banorët mund të takohen lehtë dhe të komunikojnë. “Kulla sjell ndjenjën e një fshati vertikal në qendrën e qytetit tëpopulluar, strehim individual ku inkurajohet komunikimi me fqinjët. “Çdo shtëpi ose zyrë përfaqëson një qytet ose një fshat, së bashku duke formuar hartën e Shqipërisë. Ndërtesa do të jetë e dukshme nga sheshi i Skënderbeut në zemër të qytetit, dhe është pjesë e tërësisë së kullave që rrethojnë sheshin, epiqendrën e vendit”.

Një park dhe shesh lojrash do të krijohet në nivelin e rrugës, ndërsa një parking makinash do të jetë i vendosur në bodrum. Projekti është përcaktuar të përfundojë në vitin 2024, por Downtown One nuk është projekti i vetëm që MVRDV po zhvillon në Tiranë. Studio gjithashtu po transformon Piramidën e Tiranës, një nga strukturat më të famshme të qytetit, në një qendër edukimi teknologjik.

Ka edhe disa studio të tjera të mëdha arkitekturore që punojnë në projekte të mëdha në Tiranë. Stefano Boeri Architetti po ndërton Blloku Cube, një ndërtesë me përdorim të përzier që do të ketë trekëndësha tre dimensionale të aluminit në pjesën e jashtme të saj, ndërsa BIG po punon për Teatrin e ri Kombëtar. /Ndertimi/OxygenPress.info