Labinot Tahiri tregon me emra kush janë njerëzit që keqpërdorin afërsinë me Behgjet Pacollin

0
86

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri thotë se lider i votës së tij është vet ai.

“Nuk e kam dëgjuar askënd deri tash si të votojë, kur në interes janë qytetarët. Unë nuk i dëgjoj, edhe dal nga Parlamenti se nuk dua askush që më ka dhënë votën me më sha për ato që bëj”, tha ai në Oxygen Show

Ndërkohë, ka thënë se ka deputetë shqiptarë në Kuvend, që ja japin dorën Sllobodan Petroviqit, e atij nuk i flasin.

“Ndoshta nuk ju pëlqej, por unë thjeshtë jam vetja. Jam kryeneç. Jam me AKR-në. Behgjet Pacolli më do edhe e dua, edhe është i mirë”, thotë Tahiri.

Sipas tij, prej që është formuar Qeveria raportet kanë ndryshuar.

“Ndodh prej ngarkesave që ka, qëndroj mirë me të, por janë ftohur raportet sepse nuk kanë pasur afërsi me mua. E ka një këshilltar që ka dëshirë me nejt veç pranë tij, e ai ka mendu që unë jam person imponues që dua të rri me të e të bëhem i madh. Realisht ai këshilltar, që është Jetlir Zyberaj, e edhe ai edhe të gjithë duhet ta dinë që unë i kam futura në Qeveri, edhe Behgjeti duhet ta di këtë”, ka thënë ai.

Tahiri thotë se ky këshilltar e pengon në raport me shumëkënd, dhe plotë njerëz janë dal nga AKR si shkak i tij./Oxygenpress.info