Çfarë ka ndodhur më 19 shkurt?

0
66

1933 – Ministri prusian Goering ndalon daljen e të gjitha gazetave katolike duke thënë se komentimi i politikës së qeverisë nuk do të tolerohej. Në përgjigje të protestave, Goering mohoi se kjo ishte pjesë e një fushatë të qëllimshme kundër katolikëve.

1944 – 823 aeroplanë bombardues nisen nga Britania për të sulmuar Berlinin. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryeqyteti i Gjermanisë naziste, u bë subjekt i 363 sulmeve ajrore nga skuadriljet e forcave aleate.

1963 – Robert Frost fiton çmimin Bollingen për poezi. Çmimi është themeluar në vitin 1948 nga Paul Mellon, dhe është financuar nga një grant 10.000 dollarë nga Fondacioni Bollingen. Si fondacioni edhe çmimi e marrin emrin nga fshatin Bollingen, Zvicër, ku Carl Jung shkonte për pushime. Për here të parë, Çmimi Bollingen, i administruar nga Libraria e Kongresit, iu dha poetit Ezra Pound, më 1948, për përmbledhjen e poezive të famëshme Pisan Cantos.

1981 – Ish-bitëllsi George Harrison urdhërërohet nga gjykata t’i paguajë firmës muzikore ABKCO, 587 mijë dollarë për “plagjiaturë pavetëdije” për këngën “My Sweet Lord”.

2004 – Simon Wiesenthal nderohet me urdhërin e kalorësit për një “jetë në shërbimi të njerëzimit”. Wisenthal, hebre austriak, mbijetues i kampeve naziste të vdekjes, njihet për zbulimin e nazistëve pas-luftës që fshiheshin për krimet e tyre. Wiesenthal është portretizuar nga aktori i njohur Laurence Olivier në filmin “The Boys from Brazil” (1978). Ndërsa aktori Ben Kingsley e portretizoi atë në filmin e suksesshëm “Murderers Among Us: The Simon Wiesenthal Story” (1989). Wiesenthal ishte edhe filatelist. Pas vdekjes më 2005, koleksioni i tij i pullave u shit në ankand për 500 mije euro.