Kush po i maltreton të dhunuarit seksual të luftës së fundit në Kosovë?

0
193

Drejtoresha e Qendrës kosovare për të Mbijetuarit e Torturës, Feride Rushiti tha se nuk e quan maltretim atë që po ndodh me të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë, të luftës së fundit në Kosovë.

Tha se është zvarritje.

Foli për njohjen e statusit të tyre përmes së cilit do të gëzojnë një lloj pensioni.

“Është punuar shumë, është model i mirë dhe po shpërndahet nëpër botë, praktikisht po ka ka zvarritje, ngecje dhe ka raste që tani në 1 vjetorin e këtij mekanizmi, ka raste që 10 muaj kanë aplikuar dhe po presin me ju shqyrtu statusi. Unë e kuptoj që nuk është e lehtë me u marr vendimi, ky grup është administrativ që duhet me gjet procedura qysh pa ja huq profesionalizmit, se nuk dua që me përfituar askush, siç ka ndodh me disa kategori të tjera”, tha ajo në emisionin Oxygen te Besim Dina.

Sipas saj, Komisioni duhet me gjet forma me përshpejtu procedurat e marrjes së vendimeve, ngase pritja 10 muaj është ankth për viktimën por edhe dekurajim.

“Komisionit, 9 anëtarëve, të jenë më vigjilent, ju them me gjet forma dhe mënyra me i kry më shpejt, ose me u dediku në punë, ose forma tjetra. Tash dojmë me sjellë edhe një ekspert nga Kroacia dhe Bosnja që kanë qenë këtyre komisioneve shtetërore, për me ju tregu që sfidat janë aty, por duhet tejkaluar”, tha Rushiti, raporton oxygenpress.info

Ajo ka shpjeguar edhe për rastet që po refuzohen për të marr statusin.

Nga 950 aplikues, prej tyre 200 kanë përfituar, kanë marr vendimin gëzojnë pensione, rreth 100 janë refuzuar.

“Edhe rastet që janë refuzuar është shqetësim për ne. Jemi duke u munduar më Këshillin gjyqësor dhe me Gjykatat e Kosovës me pa qysh mundemi me i trajtu këto raste me prioritet, sepse p.sh. rasti është administrativ, edhe mundet me prit 5 apo 6 vjet në Gjykatë, derisa afati i komisionit ka mbetur edhe katër vjet, pra mundet me humb këtë të drejt”, ka thënë ajo.

Tha se janë afër për të arritur një marrëveshje që me përgatit një qarkore që këto raste me u trajtu me prioritet në periudhë 6 mujore e ku do të jenë krejt konfidenciale./Oxygenpress.info