Ushtari kosovar që vdiq në Luksemburg dhuron organet e tij për të shpëtuar të tjerët

0
65

Ushtari 23 vjeçar kosovar, Dorian Dautaj ka humbur jetën në Luksemburg në javën që lamë pas.

I riu nga Deçani nuk arriti t’i rezistoi gjakderdhjes cerebrale duke vdekur më pas.

Por, kosovari i ndjerë kishte bërë një gjest të madh më parë në ushtrinë e Luksemburgut.

Ai kishte nënshkruar në ushtri që në rast vdekje, organet e tij të jipen për të shëruar të tjerët. Organet qenësore të tij thuhet se do të dhurohen për pacientët nevojtarë, bazuar në amanetin e tij.

Varrimi i Dautajt është bërë të mërkurën në Luksemburg, ndërsa e pamja do të jetë në fshatin Carrabreg të Epërm me datë 17 e 18 të këtij muaji.