Inspektorët me plan operacional për gjuetinë ilegale

0
20

Drejtoria Qendrore e Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti ka përgatitur një plan operacional në nivel vendi që përfshinë gjashtë regjione të Kosovës. E kjo me qëllim të inspektimit dhe identifikimit të personave fizik dhe juridik që merren me gjueti ilegale.

Në Gjilan, 10 persona janë identifikuar që ishin me leje të gjuetisë por Inspeksioni kishte lëshuar vendim që në komunën e Gjilanit të mos ketë hapje të sezonit të gjuetisë.

Gjuetarët ilegalë janë hasur edhe në komunën e Mitrovicës ndaj të cilët janë në procedurë të marrjes së masës./infokomuna