Mëngjesi me ngrica, dita e kthjellët dhe me diell

0
47

Në vendin sot parashihet mengjes me ngrica, ndërkohë që gjatë ditës pritet të jetë kryesisht kthjellët dhe me diell.

Sipas Prishtina Weather, mot i njëjtë do të mbajë edhe nesër.

Ndërsa të premten mëngjesi do të jetë me ngrica, e gjatë ditës kryesisht me vransira.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare, e nga dita e mërkurë maksimalet do të shënojnë rritje mbi 0C. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -1C deri në +3C.

Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 4-11m/s.

Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e nga dita e mërkurë do të shënojë rritje./OxygenPress.info