Vaji i ullirit preferohet edhe për fëmijët obezë

0
56

Obeziteti është një problem i madh global tek fëmijët dhe adoleshentët. Rritja e numrit të fëmijëve me mbipeshë në vendet e industrializuara çoi në rritjen paralele të rasteve të sëmundjeve të mëlçisë yndyrore joalkoolike (NAFLD).

Në 20 vitet e fundit në steatoza ka arritur përmasa epidemike në mesin e fëmijëve duke u bërë sëmundja kronike e mëlçisë më e shpeshtë në botën perëndimore.

Në Itali vlerësohet se rreth 15% e fëmijëve janë prekur, por deri në 80% tek fëmijët mbipeshë.

Ndër shkaqet e mëlçisë yndyrore është rritja e stresit oksidativ që qelizat i nënshtrohen si rezultat i obezitetit.

Në këtë studim kërkuesit kanë përfituar nga përvoja e Departamentit të Kimisë, Biologjisë dhe Farmakologjisë të universitetit të Messinës. I udhëhequr nga mjekët e ”Gesu Bambino” ky është testimi i parë pediatrik me përdorimin e hidroksitirosolit, një vaj ulliri fenol me fuqi të lartë antioksidante.

“Këto produkte natyrale  mund të integrohen në dietën e fëmijëve obezë për të luftuar komplikimet e tilla si stresi oksidativ, plakjen e qelizave, dëmtimin e mureve të arterieve dhe venave”, shpjegon Valerio Nobili, kreu i Hepatologisë dhe Gastroenterologisë  në spitalin ”Gesu Bambino” të Romës.

Problemi është se që të ketë efektin e dëshiruar antioksidant, do të jetë e nevojshme të përdoren sasi të mëdha të vajit të ullirit, por me rrezikun serioz për t’u bërë obezë, pasi vaji i ullirit është shumë kalorik. Por, sot është e mundur që, falë përparimeve në teknologjinë farmaceutike, të përdoren vetëm antioksiduesit e vajit të ullirit, pa pasur efekt kalorik, por vetëm efektet e dobishme./Atsh/OxygenPress.info