Porosia e presidentit të Kosovës për vitin 2019

0
47

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për vitin e ri 2019.

Ai ka porositur për guxim, që siç ka thënë ai, ëndrrat të bëhen realitet.

Ky është shkrimi i tij në llogarinë e tij facebook:

Të dashur qytetarë,

Sonte kur të gjithë jemi mbledhur me familje e miq, unë së bashku me Lumen dhe Endritin, ju urojmë të gjithë juve një vit të ri me shëndet dhe plot lumturi.

Duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja.

Të guxojmë, siç kemi guxuar gjithmonë, që t’i bëjmë realitet të gjitha ëndrrat tona.

Gëzuar 2019-ta!