Daut Demaku kritikon ashpër Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

0
158

Shkrimtari Daut Demaku thotë se shteti duhet të mbrohet me kritikë  konstruktive. Ai gjatë emisionit Oxygen Shoë, ka thënë se Akademia e Shkencave dhe e Arteve duhet të jetë edukatore. Duke përmendur kështu edhe çështjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe. Sipas tij, nëse këta të fundit do të punonin siç duhet, do ta ndihmonin këtë vendim, shkruan OxygenPress.

“Nëse Akademia e Shkencave dhe e Arteve do të ishte normale që punon, e kishte bërë si në Izrael që 80 vjet Jahudit nuk blejnë prodhime gjermane kurrë hiç. Akademia e Shkencave do të duhej me dal, me i thon popullit, qikjo Serbi ka bërë kaq vrasje, kaq dhunime, kaq… prodhimet e tyre nuk dojmë me i ble. Duhet me qenë një autoritet , një akademi e shkencave që populli i beson. Në shtetet e demokracisë liberale bone vendime ashtu siç ka qenë i detyruar Ramushi me marrë këtë vendim t’i bjen në sy të keq. Sepse nuk guxon me ndalu lëvizjen e lirë të mallrave. Nëse kish pas lëvizje liberale, populli e kish dëgju Akademinë e Shkencave”, tha Demaku.

Ai tha se ka kërkuar debat me Ministrinë e po ashtu edhe me Akademinë. Është shprehur i frustruar edhe për çështjen e blerjes së diplomave./OxygenPress.info