Dua Lipa e cila është e nominuar dy herë për Grammy, viti 2019 do ta gjejë edhe në një rrafsh edhe në një fushë tjetër, atë të filmit.
Ajo do të jetë bashkë-autore , e gjithashtu do ta këndojë këngën e re “Swan Song”, për filmin “Alita: Battle Angel”, film i zhanrit aventurë që po realizohet nga James Cameron dhe Jon Landau, të dy të njohur për filmin e madh “Avatar”.
Filmi do të prezantohet më 14 shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse producenti Jon Landau ka thënë për media se, që nga momenti kur e kanë parë videon e “New Rules”, e kanë ditur se vetëm Dua Lipa do të ishte artistja e përsosur për të bërë një këngë për filmin “Alita: Battle Angel”.
Kurse Dua Lipa për këtë këngë ka thënë se tashmë është duke parë një pjesë të vogël të saj në Alitën, duke përfshirë edhe prerjen e flokëve./OxygenPress.info