Java e ftohtë dhe me borë

0
67

Në vendin tonë sot pritet mot i ftohtë dhe i vranët. Orët e para të mengjesit me reshje bore, e gjithashtu në mbrëmje pritet të fillojnë reshjet e borës për të vazhduar edhe gjatë natës.

Ndërsa nesër pritet mot i ftohtë dhe me erë. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të hershme të mëngjesit, njofton Prishtina Weather.

Të mërkurën pritet mëngjes i ftohtë dhe me ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës pjesërisht vranët dhe me intervale me diell.

Mot i ftohtë pritet edhe ditën e enjte, por me interval me diell.  Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës. Në mbrëmje priten reshje shiu dhe bore.

Ndërsa të premtën në mëngjes kryesisht vranët, me shi dhe borë, në disa vende edhe shi i akullt.

Gjatë ditës pjesërish vranët, e në mbrëmje reshje të dobëta shiu dhe bore./OxygenPress.info