Rinia përtej kufijve!

0
52

Instituti D4D organizon diskutim në formatin Agora, me temën: “Rinia përtej kufijve”.

Gjatë kësaj ngjarje do të ketë diskutim dhe shkëmbim përvojash nga folësit që do të jenë pjesë e këtij diskutimi. Pyetjet që do të diskutohen do të jenë rreth fokusit të politikave në shfrytëzimin e potencialit.

“Konkretisht, përvojat personale të folëseve dhe zhvillimet e fundit do të sjellin për diskutim pyetjen se a duhet që shteti i Kosovës të fokusohet në parandalimin e largimeve të mëtutjeshme, apo duhemi që t’i sjellim mbrapsht “trurin” e larguar më pare?”, thuhet në njoftim.

Folës do të jenë Mergim Cahani, themelues dhe CEO i Gjirafa.com, Xhevahire Izmaku, Deputete e Kuvendit të Kosovës, dhe Donike Qerimi, Ligjëruese.

Ngjarja mbahet më 13 dhjetor, prej orës 17:00 në Kadare Bar & Books.

Ky diskutim mbështetet nga GIZ/ DIMAK në Kosovë./OxygenPress.info