Prishtina e mbushur me flamuj të Amerikës

0
108

Në kryeqytetin e Kosovës janë vendosur sot flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sheshet e Prishtinës, dhe disa rrugë kryesore, kanë marrë pamje ndryshe  me flamuj të aleatit më të fuqishëm që ka Republika e Kosovës.

Të premtën, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. E në përkrahje të këtij transformimi ka dalë ambasadori  amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Pamja që ka marrë Prishtina sot, me flamujt e Amerikës, ka ardh si shenjë falenderimi për donacionin miliona euro që Korporata e Sfidave të Mileniumit ka ndarë për Kosovën.

/OxygenPress.info