“Plas”, kënga fituese në “Kënga Magjike”

0
41

Gjatë mbrëmjes së sotme është mbajtur nata finale e edicionit të 20-të të Festivalit “Kënga Magjike”.

Në natën finale, kënga ‘Plas’ e Flori Mumajesit ka rrëmbyer çmimin kryesor të festivalit të ‘Këngës Magjike’ e cili u mbajt në ‘Pallatin e Kongreseve’ në Tiranë, shkruan OxygenPress.info

Kjo këngë ka arritur të dal e para në mesin e shumë pjesëmarrëse që ishin këtë vit.

Kënga ‘Plas’ fitoi  edhe  çmimin e baladës më të mirë.

Çmimi  i dytë shkoj për Aurela Gaçe dhe Eli Fara, ndërsa Fifi dhe Mc Kresha u shpërblyen me çmimin e tretë të festivalit.

Në  natën finale të ‘Këngës Magjike’ u ngjitën 20 artistë të cilët u shpërblyen me çmime të ndryshme. /OxygenPress.info