Nata e poezisë “Vargje kundër shtypjes’’ në Prishtinë

0
97

Kosovo 2.0 njofton se do të mbahet një natë poezie ‘open mic’ për të përmbyllur ekspozitën “Handle With Care”.

Pas disa poezive hyrëse që eksplorojnë tema të barazisë gjinore, shtypjes dhe trafikimit me qenie njerëzore të lexuara nga gratë aktiviste dhe poetet Sibel Halimi dhe Elona Çuliq, skena do të jetë e juaja.

Viteve të fundit, arti ka qenë i heshtur në trajtimin e çështjeve sociale në Kosovë, një trend të cilin duam ta sfidojmë përmes kësaj nate. Thyerja e heshtjes për këto çështje, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore, përmes artit e veçanërisht përmes vargjeve, është diçka që duam ta inkurajojmë.

Bashkohuni me ne në orën 18:00, për të dëgjuar, lexuar e për të ndarë krijmtarinë tuaj.

Nata e poezisë “Vargje kundër shtypjes’’ do të mbahet të martën më 04 dhjetor në orën 18:00, në hapësirën e re të K2.0./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu