Ky është artisti i cili punon mbi 50 orë me materiale të çuditshme

0
74

Krejt çka i duhet është hekuri për hekurosje, ngjitës dhe materialet shumë ngjyrëshe.

E puna e tij unike thotë më shumë se 1000 fjalë. Portretet mahnitëse të këtij artisti kanë bërë gjiron e botës në internet.

Është fjala për Benjamin Shine, një artist Britanez i cili ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për t’a zhvilluar artin e tij.

Shine krijon portrete duke formësuar materialet e tylit me ndihmën e hekurit dhe ngjitësit.

Ai punon në mënyrë të përpiktë mbi secilën copë për rreth 50 orë, duke shtresuar dhe formësuar pëlhurën deri sa ta marrë formën e dëshiruar.

Thotë se u inspirua kur pa në studion e tij një grumbull materiali në tokë dhe se i është dukur një mënyrë shumë interesante për të krijuar figura.

Ka 10 vjetë që Shine “pikturon” përmes materialeve. Benjamin e krahason procesin e tij me një lojë shahu, duke punuar me një pjesë të pëlhurave të përfundme, ai thotë se duhet të vlerësojë vazhdimisht se si do të ndikoj lëvizja tjetër në punën e tij.

Instalacionet e tij kanë zënë vend në shumë galeri, muze e shfaqje të ndryshme mode, duke i’u dhënë ambienteve dhe veshjeve një pamje mahnitëse.

Së fundi puna e tij u shfaq në muzeun e dizajnit në Londër dhe në muzeun e artit dhe dizajnit në Neë York.

“Bergdorf Goodman” është qendra tregtare e njohur në Manhattan, Neë York ku përmbanë markat më të njohura botërore si Prada, Dolce Gabana, Gucci etj.. dhe gjatë gjithë vitit Bergdorf merr krijuesit e jashtëm për të “veshur” dritaret e tij luksoze.

Artisti dhe dizajneri britanik Benjamin Shine është i fundit  i cili krijoi instalacionin e titulluar “Duke parë përmes materialit”.

Kjo ekspozitë përmban pesë fytyra, secila prej tyre të krijuara nga një copë e vetme tyli me gjatësi rreth 15 metra.

Ekspozita transmeton energjinë, emocionet dhe qetësinë në një oaze meditative, në mes të kaosit të Fifth Avenue në Manhattan.

Çdo fytyrë ka sytë e mbyllur sikur ka humbur në meditim të thellë, përveç një figure sytë e së cilës janë të hapura në një gjendje qartësie, e sipas artistit ajo pjesë mori gati 100 orë punë.

“Ne përpiqemi të shprehim veten përmes asaj që tregojmë para të tjerëve dhe si shohim vizualisht njëri-tjetrin, dhe pastaj ka një anë tjetër për të qenë njerëzorë që është një aspekt më shpirtëror dhe emocional”, thotë ai.

Kjo anë  shpirtërore është ajo që ai e kap shkëlqyeshëm në punën e tij, ku shikuesit mund t’i shohin vetë reflektimet e tyre të shëndeërruara në veprat e tij në ekspozitë.

Kjo nuk është hera e parë që Shine ka bashkëpunuar me botën e modes, në fakt ai filloi të studionte dizajnin e modës në Institutin Surrey të Artit dhe Dizajnit “Central St Martins” në Londër.

Në vitin 2012 ai bashkëpunoi me projektuesin e “Givenchy Riccardo Tischi” për të krijuar tre pjesë që shfaqnin Madonën përme tylit në veshjet sportive./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu