Çfarë është senduiçi dhe prej nga vjen?!

0
204

Dy pjesë bukë, mes saj ca proshutë.

Kështu u krijua se i njohuri senduiç që konsumohet gjithandej botës.

Dikush mund të thotë se nuk është i shëndetshëm, si ushqim i thatë, por atë ka rëndësi me çka e mbushni.

Më 3 nëntor festohet dita e tij.

Vlerësohet se fuqia e tij është shumë e madhe, kur gjithandej botës e dinë çfarë është dhe e konsumojnë në raste të ndryshme.

Dikush me sallatë në mes, e dikush me salca, ca kush me mish të kafshëve të ndryshme e dikush me perime shumë apo pak. Ai konsumohet në shumë mënyra.

Historia e tij i atribuohet John Montagut, Early i IV.

Domethënia e fjalës SANDWICH nuk diskutohet thuajse asnjëherë. Sandwich është emri i qytetit prej nga ai vjen. Është vend në Angli, ku fjala origjinale fillimisht u shkrua Sondwic, pastaj Sandwic dhe përfundimisht në 1086 u shkrua Sandwice.

Emri i qytetit erdhi nga senduiçi me qëllim, për shkak të famës që bëri si ushqim dhe meqë ishte një qytet tregtar, raporton OxygenPress.info

John Montangu ishte Earl i IV i këtij qyteti, një titull mbretëror që do të thotë kryetar.

John ishte i dashuruar pas lojës me karta/letra dhe thuhet si ai urdhëroi që t’i dërgonin dy pjesë bukë më mesh mishi, që të mos i bënte gishtat me yndyrën e mishit meqë luante me letra e as të mos i duhej një piru për ta përdorur.

Kur njerëzit dëgjuan për këtë, filluan të kërkonin një senduiç apo një të njëjtë si senduiçi.

Festimi i tij bëhet në mënyra të ndryshme, por kryesisht duke shijuar të tillë.

Në këtë ditë njerëzit nëpër botë, veçanërisht në Angli i lejojnë vetes senduiçe të llojeve të ndryshme, krejt çfarë ju vjen në mendje.

Ka nga ata që në këtë ditë teksa provojnë edhe krijojnë ndonjë të ri, varet nga kombinimet që bëjnë./OxygenPress.Info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here