Në Prishtinë sot është hapur panairi i Edukimit që mundëson studimin në shtetin e Francës. Hapja u bë në Bibliotekën Kombëtar. Ky është edicioni i parë një panairi të tillë.
“Këto shkëmbime profesionale do t’i mundësojnë të rinjve të Kosovës të njihen me vlerat e rëndësishme franceze ku janë dhe vlerat e kulturës botërore” tha rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, që sipas tij hapja e këtij panairi mundëson edhe vendosjen e kontakteve të studentëve të Universitetit të Prishtinës me ato në Francë.
Ndërsa përfaqësues të Ambasadës s Francës në Kosovë kanë thënë se një panair i tillë shërbën për studentët kosovarë që të njohin përvoja të reja.
“Kosova është avancuar në organizatën e shteteve frankofone”, tha Cícila Fistberg, përfaqësuese nga Ambasada e Francës./OxygenPress.info