Vendoset për shpronësimin e ndërtesës së ish-ndërmarrjes “Gërmia”

0
32

Kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim që të shpronësohet ish-ndërtesa e ndërmarrjes “Gërmia”, dhe ajo të kthehet në Sallë Koncertale.

Këtë e ka bërë të ditur në mbledhjen e qeverisë.

Haradinaj ka thënë se kjo është një prej vendimeve më kryesore të mbledhjes së qeverisë. Kështu spas tij, do të ruhet stili arkitektonik.

“Një ndër vendimet kryesore të Mbledhjes së sotme të Qeverisë, ishte ai për shpronësimin e ish ndërtesës së ndërmarrjes “Gërmia”, për adaptimin e saj për Sallë Koncertale, duke e ruajtur stilin arkitektonik si pjesë e memories, sipas kërkesës së komunitetit të artistëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit më 11 tetor e kishte futur këtë objekt në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here