Të enjten mund të shihni “Diamantin” për herë të parë

0
50

Me datën 25 të këtij muaji në kinemanë Cineplexx në Prishtinë mund të shihni premierën e filmit “Diamanti”. Skenari është i Besart Sllamnikut dhe Lulzim Bucollit, ndërsa regjia e Genc Berishës.

“Diamanti”  ka për temë vazhdimin e jetës së personazheve kryesore të filmit “Zonjusha”.

Tema bazohet në një rrugëtim 2 ditor të aktorëve që detyrohen të vjedhin një diamant për të shpëtuar nga vdekja.

“Diamanti” sjell në aktorin Luan Jaha,  Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, Lulzim Bucolli, Edona Reshitaj, Irena Cahani, Ilir Prapashtica, Anila Krasniqi, Agan Asllani dhe Driada Matoshi./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu