“Hana del sonte në Ferizaj”

0
120

“Kur hana del”, shfaqja e realizuar nën regjinë e Ben Apollonit jepet sot në teatrin “Adriana” në Ferizaj.

E shkruar nga Ag Apolloni, drama paraqet historinë tragjike të luftës së fundit në Kosovë. Aty pasqyrohet fati I personave që kanë mbetur me pasoja nga lufta dhe të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre.

Ngjarja zhvillohet në një spital psikiatrik dhe lidhet me luftën e fundit në Kosovë dhe shpalljen e Pavarësisë.

Në një pjesë të shfaqjes së Ag Apollonit do të mund të shihni një histori të trishtë, ku tregohet përfundimi I luftës dhe tragjedia e personazheve, ndërsa në pjesën e dytë flitet për shpalljen e Pavarësisë dhe për Hanën, që prezantohet si nuse e cila ka humbur burrin në luftë.

“Kur Hana del” është tragjikomedi, ku pothuajse gjatë gjithë shfaqjes tregimet e personazheve shoqërohen me veprime komike.

Përmes këtij realizimi, autori pasqyron fatin tragjik të njerëzve që u vranë në luftë dhe atyre që nuk arritën të përballojnë asnjëherë humbjen e më të dashurve të tyre.

Kujtojmë se kjo shfaqje u dha premierë në Ferizaj me 1 tetor, dhe që u prit shumë mirë nga publiku.

Në kuadër të Festivalit të Teatrove, sonte do të mund të shihni këtë shfaqje nga Ag Apolloni dhe me regji të Ben Apollonit, në teatrin “Adriana” në Ferizaj prej orës 19:00.

Aktorët që luajn në këtë shfaqje janë: Ali Krasniqi, Edona Berisha, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Sherif Bega, Mevlan Saraçi, Arben Marevci, Dashuri Rexhepi, Ekrem Jakupi dhe Gresa Gashi./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu