Historia e yllit botëror që dikur ishte shume i varfër

0
198

Sylvester Gardenzio Stallone  u lind më 6 korrik të vitit 1946 në qytetin e New York-ut.

Të gjithë e njohim nga filmi i tij Rocky, si personazhi Rocky Ballboa.

Është një personazh  shumë interesant,  i  njohur për një pamje të ngatërruar dhe për fjalimet e tij të pa qarta.

E kjo, për shkak të komplikimeve të nënës së tij gjatë shtatëzanisë.

Si rezultat mjekët u desh të ndërhynin ku me gërshërë prekën një nerv në fytyrën e Stalones, duke shkaktuar një paralizë në pjesën e poshtme të fytyrës së tij, përfshirë këtu gjuhën dhe mjekrën.

Ai shprehet për personalitetin e tij duke thënë se “Unë nuk jam i bukur, kam një fytyrë të shtrembër dhe një zë të ashpër, por në një farë mënyre kjo funksionon”.

Thoshte  se donte të merrej me aktrim, që të fitoj vëmendjen e të tjerëve.

Gjatë fëmijërisë së tij, gjithmonë kishte ëndërruar të bëhet hero, madje kishte veshur edhe një kostum të një super heroi nën uniformën e tij të shkollës.

Madje si fëmijë kishte tentuar të fluturonte disa herë nga dhoma e tij e gjumit.

Prindërit e tij u divorcuan në vitin 1957, kur Stallone ishte 9 vjeq.

E gjithë kjo ndikoi shumë keq në zhvillimin e tij, gjatë viteve të adoloeshencës ai u përjashtua nga 14 shkolla për shkak të sjelljeve problematike.

Sporti në një farë mënyre e ndihmoi atë të merrte në dorë jetën e tij.

Sylvester fitoi një bursë në Kolegjin Amerikan të Zvicrës, për të studiuar atletikë, dhe ndërkohë punoi si trajner i atletikës për vajza.

Gjatë kohës së tij të lirë, luajti në projektin “Vdekja e një shitësi”, një prodhim shkollor i Arthur Miller, i cili e frymëzoi atë për të ndjekur një karrierë në aktrim.

Më vonë, ai studioi për dramë në Universitetin e Miamit.

Mori pjesë në audicione të ndryshme pasi u vendos në Neë York në vitet 70-të, mirëpo fitoi vetëm disa role të thjeshta. Ndërkohë bëri punë të ndryshme për të mbijetuar.

Punoi në një kopsht zoologjik ku pastronte kafazët e luanëve,  ai madje punoi edhe si portier në një teatër.

Ishte aq i varfër sa që për 3 javë i’u desh të flinte në një stacion të autobusëve.

Një ditë duke shikuar një ndeshje boksi, u inspirua për të shkruar një film.

Do të ishte një film i cili la gjurmë në historinë kinematografike.

Ky film do të tregonte për sfidat e një të riu i cili donte të bëhej një bokser i suksesshëm.

Qëndroi 20 orë zgjuar deri sa e shkroi, duke e përfunduar skenarin për 3 ditë.

“Duhej ose t’a shkruaja atë film ose t’a grabisja dikë, sepse kisha prekur fundin”- u shpreh Stallone.

Pavarësisht mundit, askush nuk e donte këtë skenar, ndërkohë Stallone nuk kishte as me cfarë t’a ushqente qenin e tij.

Kjo situatë e detyroi atë ta shiste qenin e tij për 50 dollarë, që për të ishte një nga gjërat më të vështira në jetë.

Kishte vetëm 106 dollarë në bankë, ndërsa së bashku me gruan po e prisnin fëmiun e parë.

Dikush shprehu interesim për t’a blerë skenarin, mirëpo Stallone kishte një kusht.

Ai duhej t’a lunate rolin kryesor në film, ndryshe do e mbante skenarin për vete.

Ndjeu se ishte i vetmi që mund t’a transmetonte pasionin që kërkohej për atë rol, por producentët kërkonin një yll të vërtetë hollywoodi.

I ofruan stallones 125.000 dollarë për skenarin, me kusht që ai nuk do të merte pjesë në film.

Ai e refuzoi, në këtë mënyrë producentët e rritën çmimin në 250.000 dollarë për skenarin, Stallone refuzoi përsëri.

Pas shumë përpjekjesh producentët pranuan t’a blinin skenarin me Stallonen në rolin kryesor, por me një çmim shumë të ulët.

Menjëherë pasi e shiti skenarin, Sylvester shpenzoi 3000 dollarë për të blerë qenin e tij që e kishte shitur për 50 dollarë.

Filmi ishte një sukses i jashtëzakonshëm, duke e shpërblyer Stallonen me 3 çmime Oscar.

Seria e filmave “Rocky” grumbulluan rreth 1,4 bilion dollarë, duke e bërë një nga filmat më të suksesshëm të të gjitha kohërave. /OxygenPress.info

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu